Genc Pollo tregon si ndihet një deputet kur Parlamenti nuk e dëgjon

Genc Pollo tregon si ndihet një deputet kur Parlamenti nuk e dëgjon

Seanca parlamentare e së enjtes është shoqëruar me përplasjen e mazhorancës me opozitën.

Vetëm pas 3 fjalimesh deputetësh, seanca përfundoi me bllokimin e foltores, pasi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Edmond Spahos, i cili sipas tij nuk iu përmbajt rendit të ditës, duke kthyer vëmendjen tek ektsradimi i Nezar Seitit, financierit të dyshuar të grupit Habilaj.

Pavarësisht situatës së tensionuar në Kuvend u miratua nga mazhoranca projektligji mbi aeroportin e Vlorës pa marrë votat e opozitës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo i ftuar sot në emisionin Ditë e Re është shprehur se një deputet është në dilemë të madhe kur nuk i dëgjohet fjala në Parlament.

"Është një dilemë jo e lehtë për këdo që do të ishtë në vendin tim apo në vendin e kolegëve të mi të opozitës. Publiku shqiptar meritonte të dëgjonte pikëpamje të ndryshme për propozimin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. 

Nga ana tjetër ne kemi një situatë të denoncuar prej vitesh nga Partia Demokratike për kriminalizmin e shtetit dhe kanabizmin. Para pak ditësh dëshmitari kyç, sipas të dhënave të besueshme do të bashkëpunonte me drejtësinë, do të tregonte shokët, u ekstradua duke shkelur haptas ligjin dhe ministrin, Drejtorinë e Ministrisë, Drejtorinë e Burgjeve etj., vetëm e vetëm për të shpëtuar atë person që është direkt përgjegjës për kanabizimin e vendit dhe që është akoma deputet. 

Kështu që një opozitë dhe një mendim i publikut, që nuk do që Republika e Shqipërisë të kthehet në një republikë banditësh të mirëfilltë, ka dilemën duhet të dalim të protestojmë e të ngrejmë zërin apo të sillemi në normalitet, siç jemi sjellë në shumicën e rasteve, po të numërosh seancat plenare ka pasur debate dhe tone të ashpra por fjalimet janë mbajtur në rregull dhe gjërat janë prezantuar objektivisht. 

Dilema është çfarë të bëjmë të ngrejmë flamurin e alarmit, i cili bëhet duke dalë tek podiumi. Çfarë duhet të bëjë deputeti? Ai është një vendim i ndërgjegjjes dhe i interesit politik, që duhet të jetë më pak."

EMISIONET