Gega: Jemi të qetë, Trashi injoron Kukësin: Teuta ka grup më të mirë

Gega: Jemi të qetë, Trashi injoron Kukësin: Teuta ka grup më

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega doli në konferencën e zakonshme për shtyp ku iu referua disa problematikave, si në ndeshjen e kaluar në Laç, momentin psikologjik që po kalon skuadra, por natyrisht edhe ndeshjen e rëndësishme me Flamurtarin.

“Shoh që pas humbje është rritur interesimi i mediave. Pas disa fitoreve kishte pak gazetarë , ndërsa sot shoh shumë më vjen mirë dhe ju përshëndes . Ky është futbolli , ne kemi rrugë të gjatë asnjëherë nuk kemi premtuar dhe nuk kemi garantuar që jemi të pathyeshëm. Kemi qenë gjithë kohës me këmbë në tokë, i kemi marrë ndeshjet një e nga një . S’dua ti kthehem ndeshjes me Laçin , është diçka që ka kaluar me të mirat dhe të metat që kishte, tani mendojmë vetëm për Flamurtarin.

Ndërkohë nga ana tjetër, Lorenc Trashi u shpreh se te Partizani nuk ka presion, ndërsa analizoi edhe rivalët për titull. Në mënyrë karakteristike, u shpreh se Teuta e ka grupin më të mirë se kukësi.

Në ekip shumica e lojtarëve janë në moshë të re, normalisht presion do ketë tek këta lojtarë, por trajneri mundohet që ta largojë presionin në çdo ndeshje. Punojmë shumë në aspektin psikologjik. Deri tani ecuria e ekipit ka treguar që nuk kemi patur presion që ta reektojmë në fushë. Unë i vlerësoj të dy ekipet si Kukësin ashtu edhe Teutën, janë ekipe shumë të mira, me staf shumë të mirë dhe normalisht nuk gjenden rastësisht aty ku janë duke na rivalizuar. Për mendimin tim personal, mendoj se Teuta ka një grup më të mirë, pa anashkaluar Kukësin.” 

Partizani-Flamurtari luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.


EMISIONET