Një grua ka përshkruar momentin kur kapi një çift të pastrehësh duke kryer marrëdhënie seksuale jashtë shtëpisë së saj në Hull, Britani e Madhe.

Gazetarja Faye Preston tregoi se doli jashtë për të pirë cigare kur vuri re çiftin poshtë batanijes në makinë.

Fillimisht ishte në dyshime nëse do i ofronte ndonjë çaj për tu ngrohur apo do lajmëronte policinë. Pas kësaj vendosi që ti linte të qetë në botën e tyre.

Një ditë më vonë telefonoi policinë që zhvendosi çiftin nga shtëpia e saj. “Kam respekt për njerëzit që nuk kanë ku të shkojnë, por nuk dua të kthet në zakon. Duhet të bëhet normale mua që dy njerëz të flejnë çdo ditë poshtë shtëpisë time,” – shkruajti gazetarja.

Faye shtoi se lagjia e saj është shumë e mirë dhe nuk do ta ndërronte, pavarëisht incidentit që ndodhi aty.

/Ora News.tv/