Gazetarja Buda në lidhje nga Parisi: Shqipëria e vonuar

Gazetarja Buda në lidhje nga Parisi: Shqipëria e vonuar

Gazetarja Klara Buda në një lidhje telefonike nga Parisi, për emisionin "360 Gradë" në RTV Ora ka thënë se Shqipëria është një vend i vonuar.

Buda: Nuk jam optimiste në të ardhmen. Shqipëria ka marrë shumë vonesë. Mjafton të krahasohet me një vend të Ballkanit, i cili ishte në luftë vetëm para 20 vitesh dhe që ka avancuar më shumë se Shqipëria. E kam fjalën për Serbinë. 

Zheji: Në Serbi Vuçiç shpalli zgjedhje të parakohshme sepse pati një situatë analoge protestash në Serbi. 

Buda: Problemi qëndron sepse nuk duhet të shohim imazhin në mënyrën sesi e artikuloi kryeministri. Edhe një lajm që del për protestat nuk e cënon Shqipërinë.


EMISIONET