Gazetari Erebara: Koncesioni i rrugës Tiranë-Durrës s'ka transparencë

Gazetari Gjergj Erebara ka folur për kontratat sekrete të qeverisë, disa prej të cilave janë publikuar së fundimi. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Erebara tha se koncesioni i rrugës Tiranë - Durrës është një prej koncesioneve qeveritare që nuk është transparente.

Erebara vuri në dukje se kostot e kontratave të nënshkurara nga qeveritë në Shqipëri merren vesh pas 10 vitesh.

Beti Njuma: Po flitet për koncesionin e rrugës Tiranë-Durrës, një prej akteve më të rëndësishme?

Gjergj Erebara: Kjo është në vijim të të gjitha koncesioneve të qeverisë, të cilat nuk kanë transparencë dhe që ne nuk jemi në gjendje ti gjykojmë sa do jetë kostoja jonë si qytetarë dhe sa do jetë përfitimi jonë si qytetarë. Kjo është rasti kur ne duhet të besojmë që qeveria na do të gjitha të mirat dhe nuk ka korrupsion në Shqipëri, ose do ta kundërshtojmë për faktin se nuk ka informacion dhe ka sekret shtetëror. 

Të gjitha kontratat ekzistuese të nënshkruara nga qeveritë shqiptarë që nga viti 2004 kanë klauzola shumë të forta të sekretit shtetëror. Kjo bën që ne të marrim vesh pas 10 vitesh. Koston e koncesionit të aeroportit të Rinasit që është dhënë në 2004, gjithashtu me kontratë të sekretit shtetëror ne e marrim vesh 15 vite më prapa që tarifat e avionëve në Shqipëri janë më të larta në Ballkan. Kjo pastaj na penalizon në sektorin më të rëndësishëm. 

EMISIONET