Pas titullit kampion, presidenti i Partizanit, Gaz Demi dekorohet me titullin "Urdhri i Pavarësisë". Numri 1 i klubit të kuq e mori këtë titull nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me motivacionin "Për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës".

"Me motivacionin “Për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës”, Presidenti i FK Partizanit, ka qënë sot i ftuari special i Presidentit  të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, i cili i ka akorduar  “Medaljen” përkatëse  dhe “Urdhrin e Pavarësisë". Kjo është dekorata më e  lartë presidenciale që dorëzohet në Republikën e Kosovës."-thuhej në njoftimin e klubit të kuq. 

/Ora News.tv/