Milan siguroj finalen e Kupës së Italisë dhe për trajnerin e "djallit" Gennaro Gattuso, kjo është arritja më e madhe në karrierën e tij.

Pavarësisht kësaj, trajneri 40 vjeçar tha se nuk është trajner i madh dhe për paraqitjet e skuadrës së tij falënderoi ish-trajnerin Vincenzo Montella.

Dua ta bëjë të qartë, unë nuk jam trajner i madh. Jam ende në ditët e para. Ende nuk kam arritur asgjë. Është po ashtu e rëndësishme t’i jap merita Montellas, sepse ai ka lënë disa koncepte të rëndësishme, sepse ju ende mund të shihni dëshirën e lojtarëve që të mbajnë posedimin e topit dhe të lëvizin topin me qartësi”.-tha Gattuso për Rai Sport.

Në finalen e Kupës së Italisë, Milan do të gjej kampionët në fuqi, Juventusin.

/Ora News.tv/