Gattoso shprehet i kënaqur: Fituam një pikë të rëndësishme, besojmë tek zona Champions

Gattoso shprehet i kënaqur: Fituam një pikë të

I të njëjtit mendim ka qënë dhe trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso që pas barazimit 0-0 kundër Interit, ka pranuar se kjo ishte një pikë e fituar nga kuqezijtë, pasi që zikaltërit ishin më superiorë dhe mund të kishin marrë dhe 3-pikëshin përballë tyre.

"Është një pikë e fituar, kemi rrezikuar të shkojmë prapa disa herë. Interi meritonte më shumë, ata na bënë të vuajmë. Bëmë shumë gabime, jam i lumtur me këtë pikë. Në aspektin e cilësisë, ne duhej të bënim më mirë, ky është një pikë e çmuar sepse kemi rrezikuar të humbasim. Ata kanë ndryshuar diçka taktike në javët e fundit dhe me këto mekanizma ata mund të shkaktojnë probleme për këdo.

Rezultati i lë kuqezijtë tetë pikë larg zonës Champions, a mund të kualifikohen për Ligën e Kampionëve?

"Për sa kohë ka shpresë, ne do të vazhdojmë të luftojmë".-deklaroi Gattuso në intervistën e tij pas ndeshjes me Premium Sport.

EMISIONET