Alban Skënderaj dhe Miriam Cani sollën projektin muzikor ‘Dhurata’ si dedikim për vajzën e tyre të vogël, por nuk u mjaftuan me kaq.

Ata krijuan edhe versionin anglisht ‘More than a song’, që pritet të ketë sukses dhe në tregun ndërkombëtar.

Të dy janë këngëtarë të njohur në Shqipëri dhe vogëlushja i ka sjellë jetë lidhjes së tyre, prandaj bëjnë dhurata më tepër se ato materiale.

Ditët që kanë zgjedhur për të publikuar këngët janë gjithashtu shumë të vecanta. Versioni shqip erdhi pikërisht për festat e nëntorit ndërsa versioni anglisht erdhi për festat e fundvitit, në Ditën e Krishtlindjeve.

/Ora News.tv/