Gati për të 'pushtuar' botën me 'Mall'! Eugent Bushpepa niset drejt Lisbonës

Këngëtari shqiptar që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, Eugent Bushpepa ka nisur udhëtimin e tij drejt Lisbonës, së bashku me ekipin.

Ata do të bëjnë provat në skenën e madhe, ndërsa prezantimin e parë me këngën "Mall" do ta kenë në gjysmëfinalen e parë, me 8 maj. Eugent Bushpepa është i treti në renditje, ndërsa po atë natë do performojë shqiptarja Eleni Foureira që do përfaqësojë Qipron.

Ekipi shqiptar që do performojë përbëhet nga:

Eugent Bushpepa – këngëtari përfaqësues;

Erinda Agolli – backvokal;

Greta Radovani – backvocal;

Denis Hima – bateri; 

Gerti Hima – bateri;

Besnik Nikolli – bass;

Kleart Duraj – kryetar i delegacionit shqiptar;

Sokol Marsi – producent muzikor;

Imazhi kurohet nga stilistja Enada Atnikolla.

EMISIONET