Gati revolucioni tek Gjermania, "sakrifikimi" i parë mban emrin e Ozil

Gati revolucioni tek Gjermania, "sakrifikimi" i parë mban emrin e

Dështimi i "pancerave" në Kupën e Botës "Rusi 2018" pritet të sjellë një revolucion në kombëtaren gjermane. Sipas mediave gjermane, në ekipin e ri të Joachim Low do të ketë ndryshime radikale.

Dhe mesa duket i "sakrifikuari" i parë mund të jetë fantazisti me origjinë turke, Mesut Ozil.

Joachim Low, kontrata e të cilit është rinovuar përpara se të fillonte Botërori, thuhet se është gati të mos e grumbullojë më Ozil.

Gjithsesi, ndryshimet nuk do të ndodhin vetëm nëse largohet Low. Sipas mediave turke, Ozil pritet t’i thotë lamtumirë kombëtares pas kritikave të ashpra që ka marrë.

Pa harruar këtu edhe skandalin me presidentin turk Erdogan.

Sami Khedira është një tjetër lojtar që pritet të shpallë largimin e tij nga Gjermania, po ashtu edhe Mario Gomez.

EMISIONET