Gati marrëveshja për BREXIT

Gati marrëveshja për BREXIT

Teksti i Traktatit të Daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian është gati dhe do t’i prezantohet qeverisë britanike të martën. Lajmin e dha kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier.

“Parametrat e një marrëveshjeje të mundshme janë përcaktuar, por tani ato kërkojnë mbështetje politike,” tha Barnier.

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe kanë punuar kryesisht për të gjetur një zgjidhje dhe për të evituar rikthimin e një kufiri fizik mes Irlandës, anëtare të BE-së dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut.

Ekuacion i vështirë, që synon të mbrojë Marrëveshjet e Paqes të vitit 1998, për momentin ka bllokuar bisedimet.

Ndërkohë më herët, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez i ka kërkuar kryeministres britanike, Theresa May që të zhvillojë një referendum të dytë mbi Brexit-in.

“Britania është një vend i mrekullueshëm që ka pasur një ndikim pozitiv në BE dhe duhet të qëndrojë në Bashkimin Europian ose të hyjë përsëri në të ardhmen”, tha Sanchez gjatë një interviste me ”Politico”.

EMISIONET