Gary Cahill dhe Jamie Vardy pensionohen nga kombëtarja

Gary Cahill dhe Jamie Vardy pensionohen nga kombëtarja

Gareth Southgate nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Jamie Vardy dhe mbrojtësin Gary Cahill, për takimet kualifikuese të Ligës së Kombëve, pasi të dy futbollistët e "tre luanëve" kanë vendosur të tërhiqen nga kombëtarja.

Sulmuesi Vardy dhe mbrojtësi Cahill kanë dashur në këtë formë t’ju japin më shumë hapësirë lojtarëve të rinj.

“Kjo ka qenë në mendje time për një kohë. Ja kam konfirmuar edhe trajnerit. Nuk po bëhem më i ri. Ai dëshiron ta bëjë një ekip me të rinj. Padyshim që kishte përfitime gjatë Kupës së Botës”.-tha Vardy për "The Guardian".

Mbrojtësi i Chelseat, Cahill shënoi pesë gola në 61 paraqitje për Anglinë, duke bërë debutimin në vitin 2010.

“Unë po shoh një brez të ri dhe mendoj se është koha e përkryer për mua që të marr një hap të tillë. Unë kam qenë jashtëzakonisht i nderuar të luaj për vendin tim dhe kurrë nuk do t’ia mbyllja derën. Nëse i duhem kombëtares, sigurisht, jam në dispozicion”.- tha Cahill për "Chelsea TV".






EMISIONET