Gareth Bale thyen rekordin e David Beckham
Sulmuesi i Uellsit u bë lojtari më i shtrenjtë në botë në vitin 2013, duke u zhvendosur nga Premier league në La Liga, duke lënë Spurs për Real Madridin.
Ëellsiani ndoqi gjurmët e David Beckham që u largua nga Manchester United për 'Los Blancos' në 2003.
Dhe një rekord i mbajtur më parë nga Beckham tani është në posedim të Bale.
28-vjeçari tani mban rekordin për shumicën e paraqitjeve në La Liga nga një lojtar britanik.
Ai startoi ndeshjen e të shtunës mbrëma kundër Getafe, e cila ishte paraqitja e 117 e ligës, duke tejkaluar 116 ndeshje të Beckham dhe uellsiani theu rekordin duke shënuar një gol.
Ndërsa Real Madrid është duke kaluar një formë jot ë mirë , Bale shijoi një rikthim të mirë nga dëmtimi. Ai bëri paraqitjen e tij të 17-të të ligës këtë vit.
Bale gjithashtu mbetet subjekt spekulimi intensiv persa i përket transferimit.
Ai vazhdon të jetë i lidhur me një lëvizje larg kryeqytetit spanjoll.