Gareth Bale dhe penalltitë nxjerrin nga "balta" Zidane, Reali hipotekon vendin e tretë

Gareth Bale dhe penalltitë nxjerrin nga "balta" Zidane, Reali

Pavarësisht mungesës së Cristiano Ronaldos, Reali i Madridit nuk di të ndalet.

Madrilenët mposhtën 3-0 Las Palmas në takimin e vlefshëm për javën e 30-të të La Ligas.

Zhbllokimi i takimit erdhi nga këmbët e uellsianit Gareth Bale që shfrytëzoj armën e tij më të mirë, shpejtësinë për të dal para portierit Chichizola dhe për të realizuar golin e parë të takimit.

Dyfishimi erdhi nga këmbët e sulmuesit kryesor Karim Benzema që u tregua i saktë nga 11 metra larg. Në fraksionin  e dytë ishte përsëri Bale që gjeti rrugën e rrjetës përsëri me penallti. Pas kësaj fitoreje, Reali mbetet në vendin e 3-të me 63 pikë -1 nga rivalët e qytetit Atletiko e Madridit. 

EMISIONET