Komisioni i Ekonomisë ka zhvilluar seancën dëgjimore me 10 kanditatë  që konkurojnë për për Komisionerë dhe Kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik. Opozita e cilësoi një farsë këtë dëgjesë  për shkak të cilësisë së kandidatëve. Sipas Tabakut kandidatët janë një panoramë e qarte që institucioni është i varur nga qeveria.Por një fakt i tillë u kundërshtua nga kreu i komisionit të ekonomisë i cili ngriti pikëpytje në lidhje me funksionin e këtij institucioni.

Vendet vakante për komisionerë dhe kryetar të prokurimeve publike janë bërë shkak për debatet e rradhës mes mazhorancës dhe opozitës. Në komisionin parlamentar të ekonomisë, janë paraqitur në dëgjesë 10 kandidatë nga të cilët 5 rikandidojnë për kryetar dhe zëvendës kryetar. Për opozitën mazhoranca po kërkon të kapë dhe këtë institucion.

Jorida Tabaku: Besoj që Komisioni i Ekonomisë ka këtë të drejtë që këtë procedurë ta ndërpresim sepse kandidatët nuk janë të përshtatshëm asnjëri për këtë pozicion. Është një proces fals, në fakt nuk po i paragjykojmë, po i dëgjojmë. Jemi të gjithë këtu prezent.

Kreu i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe deklaroi se dëgjesat janë pikërisht për të përzgjedhur ndërsa ngriti pikëpytje për vendimet e dhëna nga ky institucion.

Erjon Braçe: Vendi prandaj e ka marrë këtë rol me ligj për të bërë këtë që po bëjmë. E kuptoj që ka njerëz që mendojnë ndryshe, porn a duhet që të durojmë deri në fund. Cila është një çështje e madhe të cilën ju keni marrë një vendimmarrje e cila mund të unifikohet dhe të shërbejë për të gjitha prokurimet e tjera publike.

Nga të dhënat konstatohet se nga 33.618 procedura prokurimi 28,5% e tyre janë procedura me negocim pa shpallje.

/Ora News.tv/