Garë e "çmendur" për njeriun e trofeve, në garë edhe nënkampionët

Garë e "çmendur" për njeriun e trofeve, në

Tridhjetë e nëntë tituj të fituar, por kjo nuk i ka mjaftuar për të siguruar një kontratë me PSG-në.

Dani Alves është një futbollist i lirë prej 1 korrikut, teksa kampionët e Ligue 1 nuk kanë preferuar t'i rinovojnë kontratën, duke e larguar me parametra zero. E një kampion si ai, që nuk di veçse të fitojë tituj detyrimisht ka ngjallur interesin e shumë skuadrave europiane dhe jo vetëm.

Inter, Barcelona, Juventus, MLS dhe Superliga Kineze e presin. Por, së fundmi në garë është futur edhe Tottenham Hotspur. "Gjelat" kërkojnë të shfrytëzojnë mundësinë për të gjetur një pasues të Trippier dhe Alves duket si ai i duhuri.

Pengesë në këtë operacion është rroga faraonike që përfiton Alves. 36 vjeçari i krahut të djathtë përfitonte rreth 8.4 milionë euro te PSG, shifër disi e kripur për xhepat e nënkampionëve të Europës. Gjithsesi, ditët e ardhshme do të jenë decizive për të ardhmen e brazilianin, i cili nuk besohet se do të ndalet këtu në kërkim të titujve.


EMISIONET