Një ditë pas shpalljes së kandidaturës për një mandat të pestë, presidenti i FSHF-së Armand Duka bën të ditur një tjetër nismë të re për cilësinë në futbollin shqiptar. Për mediat Duka theksoi se është firmosur marrëveshja me Kryqin e Kuq, duke i dhënë një ndihmë mjaft të madhe ekipeve sa i takon ndihmave mjekësore apo emergjencat mjekësore që kanë. 

Duka  falenderoi Finon për kandidaturën dhe u shpreh i gatshëm për një "debat" të cilin ai e kërkoi ta quajë disktuim të hapur për të mirën e futbollit.

Armand Duka: "Do kemi kohë të flasim për fushatë. Realisht dua të përgëzoj dhe falenderoj finon që është kandidatdhe ka dëshirë të kontribuojë për futbollin në çdo hap do kemi mundësi të diskutojmë. Do ta përjashtoja fjalën debat por diskutim të hapur për të dhënë më të mirën për futbollin.  E rëndësishme është që futbolli të ecë përpara dhe standardet të realizohen."             

/Ora News.tv/