Gara e makinave luksoze, Ferrari dhe Porsche shkakton vdekjen e një personi

Gara e makinave luksoze, Ferrari dhe Porsche shkakton vdekjen e një personi

Gara mes dy makinave luksoze, Ferrari dhe Porsche në një rrugë të zënë shkaktoi një aksident tragjik.

Skena e frikshme u regjistrua me një kamer në Sllovaki, në rajonin Zilina. Në pamje duket si Ferrari kalon në anën e kundërt të rrugës dhe e goditi makinën përballë duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Ferrari ndiqej nga një Porsche SUV I zi që dukej sikur po garonte. Dy shoferët u përpoqën të ulnin shpejtësinë, por nuk ia dolën.

Mediat lokale raportuan se burri që ishte në makinën tjetër u dërgua me urgjencë në spital, ku humbi jetën. Ndërsa gruaja e tij që ishte pasagjere mori lëndime serioze.

Shoferët e makinave luksoze u arrestuan dhe u identifikuan si shtetas polakë. Thuhet se do të dënohen me të paktën 15 vite burg, por ende nuk kanë dalë para gjykatës.

EMISIONET