Shikuesit e serialit të famshëm “Game of Thrones” duhet të presin deri vitin tjetër për të parë se si drama epike do të përfundojë.

Gjigandi amerikan HBO përmes një njoftimi zyrtar në twitter, ka bërë të ditur se episodi i tetë dhe i fundit i ‘Game of Thrones” do të jetë në vitin 2019.

“Game of Thrones” do të rikthehet me 6 episode në sezonin e tetë dhe të fundit në 2019.  David Benioff & D.B. Weiss, David Nutter dhe Miguel Sapochnik do të jenë regjizorët e sezonit të ri. Skenaristët e sezonit të tetë janë David Benioff dhe D.B. Weiss, Bryan Cogman dhe Dave Hill,” shkruan rrjeti amerikan HBO.

Sezoni i shtatë i këtij sirali i cili ndryshe nga sezonet e mëparshme me nga 10 seri, pati 7 të tilla , përfundoi në muajin gusht të 2017-ës.

“Game of Thrones” eshte  nje serial drame-fantazi, i bazuar ne serinë e romaneve epiko-fantazi “A Song of Ice and Fire” shkruar nga George R. R. Martin.

Ngjarjet në 2 kontinentet mitike, Westeror dhe Esos, ku 7 familje feudale luftojnë për “Fronin e Hekurt”, kanë bërë për vetë miliona shikues në mbarë botën, duke thyer rekordet e shikueshmërisë në të 7 sezonet e tij.

“Game of Thrones” është seriali televiziv më i shtrenjtë, më i ndjekur dhe më i vlerësuar me 38 çmime kinematografike.              

/Ora News.tv/