Ishte e bindur se fliste me të dashurën e bashkëshortit, por në fakt, për tre muaj ka kërcënuar më kot dhe persekutuar telefonikisht një tregtare 40 vjeçare që nuk kishte lidhje me këtë.

Gruaja kishte ngatërruar person, si pasojë e numrit të gabuar. Ngjarja ndodhi në një provincë të Reggio Emilia, Itali.

Protagoniste janë dy gra: viktima e pafajshme dhe tjetra, me shumë mundësi, e tradhëtuar nga bashkëshorti. Kjo e fundit ishte e gatshme të hakmerrej ‘personalisht’.

"Je një k…ë e shpifur rumune”, thoshte në telefon. Por, në fakt, tregtarja ishte italiane dhe nuk kishte fare të bënte me bashkëshortin e gruas së irrituar.

Fillimisht 40 vjeçarja kishte menduar se ishte një shaka telefonike, por kur telefonatat u bënë të shpeshta, shqetësimet nisën të rriteshin.

Telefonatat nisnin në mënyrë të qytetëruar, e më mas rritej toni, derisa përfundonin në ofendime.

Fillimisht, tregtarja nga Castelano u përpoq ta bindë gruan përtej telefonit, por ajo vazhdonte telefonatat.

Ishte e kotë t’i shpjegoje se me këtë histori dashurie, nuk kishte asnjë lidhje dhe se duhet t’i jepte fund telefonatave.

E rraskapitur, tregtarja ia kalon telefonin bashkëjetuesit të saj, për t’u përpjekur të dalë nga ky mankth.

Por, në vend të qetësohej, gruaja përtej telefonit nxjerr një frazë shumë të rëndë: “Do vij ta vras aty, para teje…”

Fjalë këto, që e shtynë çiftin të denonconte rastin në polici, duke nisur kështu hetimet.

Me të gjetur numrin e telefonit se nga vinin telefonatat, oficerët e policisë, arritën të kapin autoren, e cila ishte një 36 vjeçare siçiliane, e cila thjesht kishte ngatërruar numër dhe…bashkëshort.

/Ora News.tv/