Futën 75 kg kokainë në Itali, mes të arrestuarve 2 shqiptarë

Futën 75 kg kokainë në Itali, mes të arrestuarve 2

Policia Italiane ka vënë në pranga 4 persona mes të cilëve edhe dy shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se janë krerët e një bande që kanë futur  kokainë nga porti i Xhenovas.

Mediat italiane raportojnë se shtetasi Massimo Rocca, 45 vjeç u arrestua për futjen në Itali të 75 kg kokaine nga ky port. Ai akuzohet se bashkë me trafikantë të tjerë, e shpërndanë nëpër kanale të ndryshme. Rocca është i dyti trafikant që përfundon në pranga brenda disa orësh, pasi policia italiane kishte arrestuar 52-vjeçarin Roberto Piano.

Massimo Roca do të merret në pyetje këtë mëngjes nga gjyqtarja Paola Faggioni.

Shqiptarët e arrestuar janë Nik Dauti 38 vjeç, i mbrojtur nga avokati Lino Terranova dhe  Artur Mahmutaj, 37 vjeç, i mbrojtur nga avokati Silvana Bianchi. I treti është Carmelo Rao, 59 vjeç, i mbrojtur nga avokati Pasquale Tonani.

Hetimet italiane thonë se dy  shqiptarët ishin në krye të kësaj bande, kurse të tjerët ishin bashkëpunëtorë.


EMISIONET