Futbollisti më i mirë sipas FIFA-s, Lionel Messi jashtë pas 11 vitesh

Mohamed Salah, Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric janë tre finalistët për çmimin e futbollistit më të mirë të FIFA-s për vitin 2018.

Trioja ishte finalist për të njëjtin çmim të akorduar nga UEFA vetëm pak ditë më parë, me mesfushorin Luka Modric që ia doli të marrë shumicën e votave dhe natyrisht trofeun. Mungesë e rëndësishme ajo e Lionel Messit, që mungon në këtë garë të fundvitit pas plot 11 vitesh.

Ndërkohë, çmimi "Puskas"  për golin më të mirë të vitit do të diskutohet mes ekzekutimit të Gareth Bale në finalen e Ligës së Kampionëve, Benjamin Pavard në fitoren 4-3 të Francës kundër Argjentinën në Kupën e Botës. Momenti i magjishëm i Lionel Messit kundër Nigerisë, goli i Denis Cheryshev kundër Kroacisë dhe goli i Ricardo Quaresma kundër Iranit.

Lista plotësohet nga goli i Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit, Salah ndaj Evertonit, Riley McGree për Newcastle Jets, Lazaros Christodoulopoulos për AEK Athens dhe Giorgian de Arrascaeta për klubin brazilian Cruzeiro.

Trajneri më i mirë i vitit udhëhiqet nga menaxheri i Kroacisë Zlatko Dalic dhe ish-tekniku i Real Madrid, Zinedine Zidane. Gjithashtu i nominuar është dhe tekniku i Francës, Didier Deschamps i cili drejtoi kombëtaren e "Gjelave" drejt trofeut të Kupës së Botës.

Ndërkohë për çmimin "Fair Play" kandidatë janë tifozët e Japonisë dhe Kolumbisë, që treguan edukatën e tyre në shkallët e stadiumeve të Rusisë. Ata u kapën nga kamerat duke pastruar vendin ku kishin qëndruar duke bërë xhiron e rrjetit. Fituesi do të zbulohet në Londër më 24 shtator.

EMISIONET