Futbolli në zi, humb jetën zbuluesi i Balotelli-t dhe Coutinho

Futbolli në zi, humb jetën zbuluesi i Balotelli-t dhe Coutinho

Bota e futbollit në zi, pasi ka humbur një nga vëzhguesit më të mirë të talenteve.

Bëhet fjalë për Pierluigi Casiraghi, i cili është një ndër “Talent Scout” më të mirë që kanë qarkulluar në këto vite dhe që kishte punuar në shumicën e kohës për skuadrën e Interit.

Këtë fakt e tregojnë edhe zbulimet e tij, pasi nga dora e tij kanë dalë në dritë futbollistë si Balotelli, Coutinho, Pandev apo Biabiani.

Casiraghi u shua dje në mbrëmje pas një karriere prej 20 vjetësh si zbulues talentesh.

Ndërkohë që ai kishte deklaruar se dy pengjet e tij më të mëdha ishin Paul Pogba, të cilin e kishte parë në një turne kur francezi luante me Le Havre, por fuqia ekonomike dhe emri i Manchester United ia rrëmbeu nga duart. Po ashtu edhe Lukaku ishte vënë në radarët e tij që në moshën 15 vjeçare por problemet ekonomike ia mohuan këtë luks.

EMISIONET