Futbolli i femrave, Jaku thirrje organeve: Duam suportin e UEFA-s dhe Dukës

Futbolli i femrave, Jaku thirrje organeve: Duam suportin e UEFA-s dhe Dukës

Futbolli i femrave në Shkodër është zhvilluar me 3 ekipe, që do të thotë se masiviteti i tij është mjaft i madh. Një ndër presidentët më të vjetër të futbollit të femrave, Ferdinand Jaku tregoi vështirësitë  në këtë sport, por njëkohësisht u shfaq optimist për mundësinë e zhvillimit të tij.

"Si çdo fillim është i vështirë. Futbolli i femrave në Shqipëri, me hapat e parë të saj, ka ato vështirësitë e veta, por duke patur parasysh dhe kongresin e fundit ku edhe presidenti i UEFA-s vlerësoi futbollin e femrave dhe premtoi se do ta mbështeste. Fatmirësisht është edhe favori tjetër ku anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është edhe presidenti i FSHF-së, njëkohësisht dhe i futbollit të femrave, Armand Duka mendoj se do të ketë një mbështetje dhe një suportin dhe masivizimin e futbollit të femrave."-tha mes të tjerash Jaku.

EMISIONET