Fushë-Krujë, përfshihet nga flakët kabina elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2019, 22:55
Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (11 shtator) në lagjen “Kastrioti” të qytetit.
Zjarri është shuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, duke evituar edhe ndonjë shpërthim të mundshëm.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në kabinë.