Fushë Krujë, grupi i xhirimit i Ora News ndjek operacionet e evakuimit në Urën e Gjoles

Fushë Krujë, grupi i xhirimit i Ora News ndjek operacionet e evakuimit

Në zonën e Urës së Gjolës dhe atë të Fushë-Shkozës në Fushë-Krujë çdo pëllëmbë toke është nën pushtetin e ujit.

Ujrat e lumit Ishëm erdhën papritur mbrëmjen e së enjtes duke iu rrëmbyer banorëve gjithë çfarë kishin ndërtuar me mund.

Rreth 60 familje në këtë zonë kanë mbetur në qiell të hapur, pasi shtëpitë e tyre, në të cilat niveli i ujit shkoi me tepër se 1 metër e gjysmë tashmë janë të pabanueshme. E gjitha që kanë mundur të shpëtojnë janë disa orendi e veshje.

Banorët e prekur nga përmbytjet e kanë kaluar natën në tarracat e shtëpive, nën rreshjet e shiut dhe tempreturat e ulta ndërsa gjatë ditës janë strehuar te të afërmit.

Prej mëngjesit të së premtes një grup i emergjencave civile nisi operacionin për evakuimin e banorëve, ku prioritet iu është dhënë fëmijëve dhe të moshuarve. Ekipi Ora News ndoqi nga afër aksionin për shpëtimin e disa personave mes tyre edhe një fëmijë të moshës 1 vjec e gjysmë

Për banorët problem mbetet strehimi ndërsa apelojnë për ushqim dhe veshmbathje.



EMISIONET