Kriza energjetike e tejkaluar, Gjiknuri: Përgjysmuam importin

Kriza energjetike e tejkaluar, Gjiknuri: Përgjysmuam importin

Rikthimi i reshjeve do të ulë sasinë e importit të energjisë elektrike duke përgjysmuar sasinë për tetorin. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri gjatë inspektimit të investimeve u shpreh se tashmë situata po shkon drejt stabilizimit, ndërsa sqaroi se situata e krijuar gjatë stinës së verës nuk rëndoi në buxhet.

Tirane- Shirat e vjeshtës po çojnë drejt stabilizimit prodhimin e enrgjisë në vend, ku përgjatë muajve të verës në vend u ul ndjeshëm prodhimi për shkak të thatësirës së tejzgjatur.

Gjatë inspektimit të një investimi në zonën e Laprakës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri u shpreh se tashmë pritet që të mos ketë më probleme përsa i përket furnizimit me energji.

Gjiknuri: Në varësi të situatës, ne shpresojmë meqë dhe moti ka filluar të ndryshojë. Pjesa e rrezikut të madh financiar është larguar. Nëse ka kriza, ato janë kriza ekstreme këto janë në dorë të Zotit dhe patjetër  vendi nuk do të mbetet pa energji.  Pjesa më e madhe e rrezikut është tejkaluar. Në kushtet që jemi, edhe me mbështetjen në bazë të aktit normativ, besoj që situata do të jetë e normalizuar.

Administratori i OSHEE Adrian Çela u shpreh se investimet do të ndikojnë në përmirësimin e furnizmit me energji elektrike të zonës.

Çela:  Brenda këtij viti, kjo zonë do të ketë një linjë të re shpërndarjeje brenda standardeve. Nuk është investimi i fundit që po kryejmë në Tiranë me fondet e OSHEE.

Nga investimi që po kryhet në zonën e Laprakës pritet të përfitojnë më shumë se 10 mijë abonentë që pritet të përfitojnë një furnizim më të qëndrueshëm e cilësor me energji.

/Oranews.tv/

EMISIONET