Fuoristrada përplas dy këmbësorë në hyrje të Beratit, rëndë në spital

Fuoristrada përplas dy këmbësorë në hyrje të

Dy këmbësorë janë përplasur nga një fuoristradë mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Beratit. 

Aksidenti u shënua në rrugën Antipatrea në afërsi të "Varrezave të Dëshmorëve"

Te aksidentuarit janë shtetasit me iniciale K.K., 55 vjeç dhe E.E., 25 vjeç. Ky i fundit është në gjëndje të rëndë për jetën dhe është transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërsa 55-vjeçari ndodhet në spitalin e qytetit të Beratit.

Drejtuesi i automjetit me iniciale E.P, 35 vjeç, është arrestuar nga policia.

Policia e Beratit  informon: Shtetasi E.P, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin me targa AA614MD, ka përplasur shtetasit K.K, 55 vjeç, dhe E.E, 25 vjeç".

Informacionet e para tregojnë se gjëndja shëndetësore e të plagosurve është e rëndë. 

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Berat për veprime të mëtejshme.


/Shikoni fotogalerinë/

EMISIONET