Fund bllokadës 3- vjeçare, ratifikohet Demarkacioni

Fund bllokadës 3- vjeçare, ratifikohet Demarkacioni

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, pas tri vitesh zvarritje në këtë proces.

Pas këtij vendimi, kosovarët shumë shpejt do të mund të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Shengen,

Kjo marrëveshje mori 80 vota pro, 11 kundër dhe  0 abstenim.

Në seancën e sotme, Kuvendi u përball për më shumë se tetë orë me gazin e deputetëve të Vetëvendosjes.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në Vjenë në vitin 2015 kishte krijuar një situatë të tensionuar në Kuvend dhe jashtë saj gjatë kohës sa në krye ishte Isa Mustafa..

Kuvendi u përballë me gaz lotsjellës e gjësende të ndryshme edhe në të kaluarën nga opozita.

Pamundësia për ta çuar tutje marrëveshjen me Malin e Zi, kishin rezultuar në rrëzimin e qeverisë Mustafa.

Mocioni i nisur nga opozita atëkohë, u përkrahë edhe nga partneri qeverisës i Mustafës, PDK-ja.

EMISIONET