Sportistja e njohur, Klodiana Shala ka bërë një kërkesë për kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj për dy miqtë e saj që kanë nevojë për shtëpi.

Në një intervistë për Rudinën, ajo tregoi hapur bisedën me kryebashkiakun që po e priste për tu takuar.

“Mbrëmë i kam shkruajtur Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i kam thënë unë dua dy shtëpi për dy sportistë. Njëri që është nënkampion bote në mundje Seit Prizreni dhe tjetri që është Genc Lugjaj, kampion prej 25 vitesh që është duke i rënë çatia të shkretit dhe një fukarallëk i paparë. Sepse dihet, ne sportistët nuk është se jemi vlerësuar kurrë. Dhe më ka shkruajtur dhe më ka thënë "Klod, të kam shumë xhan dhe të pres”, tha Klodiana.

Pas kësaj shtoi se i kishte thënë se do merrte dy personat me vete, përndryshe do dilte përsëri në emisionin e Rudinës.

/Ora News.tv/