Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë zgjedhur një formë tjetër për të kundërshtuar deputetët e rinj të opozitës, të cilët kanë pranuar mandatin e deputetit.

Ata kanë ngjitur disa pankarta pranë Parlamentit.

Mesazhi i të rinjve të PD

"Ftesë për synetllëk. Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në festën e synetllëkut, të djalit tonë Ligoraq Karamelo. 

Berber: Edi Rama

Dhuratë për synetllëk, 300 mijë euro e lart"


/Ora News.tv/