Stadiumi i ri kombëtar nuk do të quhet Arena Kombëtare. Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerr në ankand emrin e impianti më modern në Shqipëri.

FSHF njofton se po kërkon një sponsor për blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit. Çdo kompani e interesuar duhet të ketë të paktën një xhiro prej 10 milion euro në vit dhe gjithashtu të gëzoj emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit qartëson institucioni që drejton futbollin në vend.

Çdo subjekt i interesuar që përmbush kriteret e mësipërme duhet të paraqesë një letër në FSHF ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë që është e interesuar dhe të paraqesë dokumentacion bazë për xhiron vjetore dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij. Afati i  përcaktuar është deri më datën 15 Gusht 2019.

Kjo nismë e Federatës është një risi për vendin tonë, por në Europë diçka e tillë aplikohet nga shumë klube të mëdha si Bayerni i Munihut, Juventusit, Arsenali.

Aktualisht në "Arena Kombëtare" vazhdojnë punimet dhe shpresohet që impianti të jetë gati për ndeshjen e 10 shtatorit kundër Islandës, e vlefshme për kualifikueset e Euro2020.


Njoftimi i plotë:

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

  • Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit
  • Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi  deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

/Ora News.tv/