Federata Shqiptare e futbollit dhe presidenti Armand Duka përfunduan nën akuzat e kandidatit për president Bashkim Finos por edhe të disa mediave në lidhje me ligjshmërinë e 8 shoqatave anëtare të FSHF-së  të cilat kanë të drejtë vota.

Institucioni që drejton futbollin doli në një komunikatë për mediat ku nëpermjet drejtorit të marrëdhënieve me median dhe publikun Gerti Çarçanit sqaroi se këto shoqata punojnë prej 20 vitesh dhe janë të miratuara nga asambleja.

"Këto intitete nuk janë fantazhëm sikundër po përflitet rëndom në disa media por kanë mbi 20 vjet që ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe përfaqësojnë realisht pjesën më të madhe të futbollit të luajtur siç është futbolli amator.Formalizimi i antarësisë është diskutuar në mënyrë shteruese, më specifikisht në asamblenë e datës 28 shkurt 2013, ku është bërë një fotografi e situatës së atëhershme duke u pranuar në mënyrë unanime përfshirja e të 66 anëtarëve pjesmarrës në asamble."

Në qëndrimin e saj organizmi që drejton futbollin deklaron se problematika e ngritur ka më shumë efekt publicitar se sa vërtetësi.

"Rezulton se vullneti i anëtarëve themelues të këtyre shoqatave është shprehur përpara noterit publik shumë kohë përpara se kjo të ishte objekt kontestimi, duke ekzistuar qysh nga viti 2011, statute, akte themelimi dhe evidenca të depozitimit pranë regjistrit përkatës të gjykatës. Vendimi i gjykatës ka më tepër efekt publicitar ose deklarativ dhe nuk e prek kurrësesi për mbarëvajtjen e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit."

Kandidati për president Bashkim Fino deklaroi pak ditë më parë se mos rregjistrimi i këtyre shoqatave në gjykatë deligjimon presidentin aktual të FSHF-së.








/Ora News.tv/