FSHF i jep dritën jeshile, Shehi "arnon" Skënderbeu me prurjet e dimrit

FSHF i jep dritën jeshile, Shehi "arnon" Skënderbeu me

Lajme pozitive për Skënderbeun. Dy futbollistët e ardhur gjatë merkatos së janarit Toskiç dhe Asani janë federuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe janë të gatshëm për trajnerin e skuadrës korçare, Orges Shehi.

Në këtë mënyrë, kampionët në fuqi të vendit do të kenë 2 alternativa më shumë për mesfushën, e cila u shfaq me probleme të mëdha, fundjavën e shkuar kundër Partizanit. Malazezi dhe serbi janë regjistruar në sistemin e Federatës dhe kjo erdhi pas plotësimit të dokumentacionit i cili ishte prezent në zyrat e institucionit. Por një tjetër dhimbje koke për korçarët është aktivizimi i të huajve në fushën e lojës.

Ata nuk lejohen të hedhin në fushë më shumë se 4 futbollist me pasaportë jo-shqiptare, e në Korçë janë më shumë. E në këto kushte, disa prej tyre do të "ngrohin" stolin, duke mos prekur për asnjë sekond fushën e blertë. Kohët e fundit Skënderbeu po kalon një krizë rezultatesh dhe ato nuk kanë qënë të zakonshme në vitet e fundit. Por tabela nuk gënjen.

Skuadra e Shehit gjendet në vendin e 5-të në rënditje dhe këtë fundjavë do të ketë një test të vështirë, përballë Kastriotit.

EMISIONET