Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar në UEFA pranë projektit UEFA Assist për të akorduar fondin prej 40 mijë eurosh në ndihmë të Federatës së Futbollit të Anguillës.

Në një projekt të tillë sikundër dhe anëtaret e tjera të UEFA-s, është përfshirë edhe FSHF, duke aplikuar për të akorduar këtë kontribut për këtë vend që u godit nga uragani. UEFA Assist është një program i posaçëm nga UEFA për solidarizim dhe mbështetje për zona dhe vende të tilla që janë përfshirë edhe nga fatkeqësi natyrore.

Shteti i Anguilës u përfshi në ditët e para të shtatorit nga goditjet e stuhive të fuqishme të uraganit Irma.

/Ora News.tv/