Sëmundja e fruthit ka prekur dhe Italinë duke vënë në alarm autoritetet.

Ministrja italiane e Shëndetësisë, Beatrice Lorenzin, ka informuar se statistikat e fundit nuk janë të mira.

"Vetëm gjatë muajit janar 2018 janë regjistruar 164 persona të prekur me fruth e dy viktina", tha ajo.

"Dy viktimat e regjistruara janë në moshën 41 e 38 vjeç për shkak të komplikimeve të rënda që kanë pasur në rrugët  e frymëmarrjes."

Mjaft prej personave të prekur me fruth janë kuruar në spital.

"Këto fakte na bindin se betejat për sigurinë e shëndetit nuka kanë marrë fund. Mos bini pre e propagandës antishkencore. Vaksinimi mbetet arma e vetme ndaj mbrojtjes së shëndetit" u shpreh ministrja e Shëndetësisë.


/Ora News.tv/