'Frikësohet' i dashuri i Jennifer Lopez: Shpresoj që të mos më nxjerrë jashtë

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë padyshim çifti më i bukur në botën rozë. Ata kanë dy vite që shijojnë lidhjen e dashurisë dhe publikojnë shpesh fotografi romantike në rrjete sociale.

Sportisti Alex ka zbuluar se shpërngulja në shtëpinë e të dashurës e ka frikësuar. I ftuar në emisionin e Piers Morgan, 43-vjeçari tha se Jennifer mund ta nxjerrë jashtë një ditë.

Moderatori i tha: “Jennifer është femër e përsosur dhe duhet të jesh i lumtur që sheh fytyrën e saj çdo mëngjes. Thua ndonjëherë me veten se si je kaq me fat?”

Alex Rodriguez iu përgjigj duke qeshur: “Shpresoj që ajo të mos zgjohet ndonjë ditë e të thotë, ‘Dakort, tani erdhi koha të dalësh jashtë!’”

Alex ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Hollywood Hills me 4 dhoma, 4 tualete për 6.5 milionë dollarë. Tashmë ai jeton në apartamentin luksoz të Jennifer Lopez në Nju Jork, vlera e të cilit arrin në 15.3 milionë dollarë.

EMISIONET