Në Shkodër u prezantua projekti i Muzeut të Kulturës Françeskane, i cili synon të kthehet në një vendtakim mes të rinjve dhe të mëdhenjve të artit e kulturës, një pjesë e veprës së të cilëve u dëmtua nga regjimet. Një hapësirë të posaçme ka tashmë edhe piktori Lin Delija.

Një tjetër muze do t’i shtohet qytetit të Shkodrës. I pagëzuar “Muzeu i Kulturës Françeskane”, ai do të ngrihet brenda mjediseve të kishës Françeskane, që zgjodhi 800 vjetorin e ardhjes së saj si provincë në vendin tonë, për të prezantuar projektin ambicioz që transformon tërësisht zonën.

Pjesë e këtij Muzeu janë edhe shumë nga punimet e piktorit Lin Delija, të sjella tashme në Shkodër, për të cilin studiuesi Ardian Ndreca tha se renditet pas Onufrit:

I pranishëm,  nunci apostolik në Shqipëri Charles Brown e quajti të rëndësishëm ngritjen e këtij muzeu që lartëson kontributin e gjatë të françeskanëve.

Kjo hapësirë e muzeut do të jetë një pikëtakim për brezin e ri me emrat e mëdhenj të letrave shqipe e jo vetëm, por edhe dëshmia reale se sa ka humbur kultura e dija kombëtare, nga asgjesimi që ju bë veprës së tyre.

/Ora News.tv/