Francë, shqiptari kapet me 5 kg kokainë

Francë, shqiptari kapet me 5 kg kokainë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze nën akuzën  e trafikimit të kokainës.

Mediet e huaja raportojnë se i arrestuari është shtetasi me iniciale D.A, 37-vjeç.

Policia bën me dije se shqiptari ëhstë shpallur në kërkim që në vitin 2017, së bashku me një bashkatdhetar dhe tre shtetas të tjerë italianë.

Ai akuzohet se është përgjegjës për trafikun e një sasie të madhe droge të llojit kokainë në provincat e Sondrio, Lecco dhe Como.

Nën cilësinë e provës materiale, si rezultat i operacionit u sekustruan mbi 5 kg kokainë nga Holanda.

EMISIONET