Franca vendos sanksione mbi vrasjen e Khashoggi

Franca vendos sanksione mbi vrasjen e Khashoggi

Franca do të vendosë shumë shpejt sanksione ndaj individëve të lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, tha të hënën ministri i jashtëm Jean-Yves Le Drian.

"Po punojmë shumë ngushtë me Gjermaninë në këtë moment dhe ne do vendosim një numër të caktuar sanksionesh shumë shpejt në bazë të asaj që dimë (për vrasjen),"-tha Le Drian për radio Europe 1, kur u pyet Parisi do të ndjekë Gjermaninë në vendosjen e ndalimeve të udhëtimit për individët sauditë.

"Por ne besojmë se do shkojmë përtej kësaj, sepse e gjithë e vërteta duhet të zbulohet,"-shtoi ai.

Le Drian nuk specifikoi se kur, kush apo se si individët do të vihen në shënjestër, por këmbënguli që Parisi donte që të merrte parasysh të gjitha faktet para se të merrte një vendim.

"Ne të gjithë duam që të dalë e vërteta. Kur them gjithë të vërtetën,  dua të them rrethanat, ata që janë përgjegjës dhe sapo të marrim informacionet e duhura do të ndërmarrim sanksionet e nevojshme,"-tha ministri i jashtëm.

EMISIONET