Franca u vendos taksa kompanive të internetit, do të tatohen me 3%

Franca u vendos taksa kompanive të internetit, do të tatohen me 3%

Franca mund të pësojë fatin e Kinës në lidhje me tregtinë me Shtetet e Bashkuara, pasi Senati ka miratuar një taksë prej 3 për qind për kompanitë e internetit. Ky zhvillimi e nxiti presidentin amerikan Trump, të urdhërojë një hetim mbi taksën e Francës, që mund të rezultojë me tarifa ndëshkuese.

Senati francez miratoi propozimin e qeverisë për të taksuar me 3 për qind të ardhurat e kompanive të internetit. Kjo taks do të prekë ndër të tjera kompanitë e mëdha amerikane të teknologjisë si Apple, Amazon, Facebook dhe Google.  

Ky zhvillim e nxiti presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të urdhërojë një hetim, që mund të rezultojë me tarifa hakmarrëse. Përfaqësuesi i tij tregtar, Robert Lighthizer, tha se ShBA-ja është "shumë e shqetësuar" se tatimi "synon padrejtësisht kompanitë amerikane".


Por Franca argumenton se këto firma aktualisht shfrytëzojnë vakumet ligjore në lidhje me taksat. Gjatë debatit në Senat, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire bëri thirrje që mosmarrëveshjes mes aleatëve të mos zgjidhen me kërcënime.

"Mes aleatëve ne mund dhe duhet t’i zgjidhim mosmarrëveshjet jo me kërcënime, por me mënyra të tjera. Franca është një vend sovran që merr vendime sovrane për regjimin e tij tatimor dhe do të vazhdojë të marrë vendime sovrane në lidhje me këtë çështje," tha Le Maire.

Gjigantët e teknologjisë i vendosin selitë e tyre në vende me taksa të ulëta, ku deklarojnë fitimet e arritura në mbarë botën, duke minimizuar faturën e tyre tatimore.

Me taksën e re në Francë, çdo kompani dixhitale me të ardhura prej mbi 750 milionë eurosh, nga të cilat gjeneron së paku 25 milionë euro në Francë, do të jetë subjekt i tatimit.

Hetimi i SHBA-së mund të hapë rrugën për tarifa ndëshkuese, si ato në rastin e Kinës.


EMISIONET