Franca tërhoqi ambasadorin Christian Masset nga Roma, duke e akuzuar Italinë për provokime të vazhdueshme. Tensionet arritën kulmin kur zv./kryeministri italian Luigi Di Maio u takua këtë javë me një përfaqësi të lëvizjes anit qeveritare të jelekëve të verdhë.

“Për disa muaj me radhë Francë është akuzuar dhe sulmuar vazhdimisht,” tha Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë, duke e quajtur sjelljen e Romës “të paprecedentë” që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në Deklaratë thuhet se Di Maio synon t’i përdorë protestuesit antiqeveritarë për qëllime elektorale.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm të Italisë Mateo Salvini, i cili tha se po mbron interesat e bashkëkombësve të tij.

Tensionet midis Parisit dhe Romës filluan kur në Itali erdhën në pushtet dy parti populiste. Të dy partitë e kanë akuzuar Francën si vend kolonizator të Afrikës, ndërkohë jo rrallë është shigjetur direkt edhe presidenti Emmanuel Macron. Ky i fundit është zotuar publikisht për të luftuar lëvizjet populiste në Evropë.

Gjatë takimi të tij me përfaqësuesit e lëvizjes anti qeveritare të jelekëve të verdhë, Di Maio tha se ishte i gatshëm për të formuar një front të përbashkët në zgjedhjet evropiane.

/Ora News.tv/