Franca aplikon "eutanazinë pasive" për pacientët e pashërueshëm

Franca aplikon "eutanazinë pasive" për pacientët e

Vendimi i një gjykate franceze për t'i dhënë fund mbajtjes artificialisht në jetë të një pacienti ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin për vrasjen e të sëmurëve të pashërueshëm.

Rasti i francezit Vinsent Lambert, i cili qëndron në koma prej vitit 2008, ka rihapur edhe një herë debatin për eutanazinë në Francë.

Shkak është bërë një vendim i organeve gjyqësore të vendit për t'i dhënë fund këtë të hënë mbajtjes artificialisht në jetë të 42-vjeçarit.

Një dekadë nga aksidenti me motoçikletë i cili e la atë të paralizuar dhe me dëmtime të rënda në tru, prindërit e Vinsentit kanë kërkuar që djali i tyre të vijojë të trajtohet nga spitali dhe të mos i ndërpritet ushqimi apo hidratimi mjekësor.

Ndërkaq, bashkëshortja e pacientit dhe rrethi i ngushtë familjar janë shprehur në favor të gjykatës dhe ekipit spitalor.

Për të parandaluar ekzekutimin e vendimit, ata kanë ngritur padi penale ndaj ekipit të doktorëve që kujdesen për djalin.

Prindërit së bashku me dhjetëra mbështetës të tjerë madje kanë apeluar presidentin Emanuel Makron që ta anulojë vendimin e gjykatës, duke e konsideruar atë një krim shtetëror.

Nisma e tyre ka marrë mbështetjen e Kishës Katolike në vend, e cila u ka bërë thirrje autoriteteve të mos nguten.

Edhe zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e invalidëve ka kërkuar që të pezullohet vendimi gjyqësor kundër pacientit deri sa ata vetë të hetojnë ngjarjen, hetim i cili mund të marrë disa vite.

Në Francë raportohet se në gjendjen e Vinsent Lambert ndodhen të paktën 1,500 pacientë të tjerë.

Vendi zbaton ligjin e eutanazisë pasive për personat me sëmundje ose dëme shumë të rënda që nuk mund të rikthehen në jetë, ndërsa ndërprerja e paramenduar e veprimtarive jetësore të një pacienti është ligjërisht e ndaluar.

EMISIONET