Foxx dhe Holmes do të martohen në Paris, pas mbajtjes së sekretit romantik mes tyre

Katie Holmes dhe Jamie Foxx kanë vendosur të martohen në Paris pas shumë viteve të takimeve të fshehta.

Nëna 39-vjeçare e Suri Cruise dhe 50-vjeçari, fituesi i çmimit Oscar po planifikojnë të martohen në “City of Light” (Paris), shkruan "Radar Online".

Kjo vjen vetëm disa javë pasi shpërthyen thashethemet se dyshja ishte fejuar pasi në gishtin e Holmesit ishte vërejtur një unazë diamanti.

Aktorët thuhet se janë takuar fshehurazi që nga viti 2013 – por Katie e ka bindur atë dhe ka vendosur ta bëjnë lidhjen zyrtare.

Katie ka pritur një kohë të gjatë për t’u martuar me Jamien dhe tani e ka bërë të qartë se ku dhe kur dëshiron të kurorëzohet, shkruhet në "Radar Online".

Theksojmë se bukuroshja amerikane u nda në vitin 2012 nga aktori hollivudian Tom Cruise.

EMISIONET