FOTO/ Ja çifti që “mbolli” dashurinë në kodrat e Liqenit Artificial

FOTO/ Ja çifti që “mbolli” dashurinë në kodrat

Shumë çifte zgjedhin mënyra origjinale për të celebruar martesën. I tillë është dhe rasti i Orkida Kurti dhe Klaudio Mukaj të cilët zgjodhën të mbjellin një pemë kumbulle të kuqe në Parkun e Madh si simbol të dashurisë së tyre.

Bashkia Tiranë ka iniciuar nismën “Dhuro një pemë“, ku kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë në jetën e tij.

 Bashkia e Tiranës, tashme prej disa vitesh që nga ardhja e Erion Veliaj në krye të saj, ka promovuar iniciativa të tilla të cilat synojnë që përmes strategjisë së gjelbër, të mbillen 2 milionë pemë deri në 2030.

I urojmë çiftit të ri një jetë të lumtur sëbashku e po aq të bukur sa dhe pema që i dhuruan Parkut! Shpresojmë që historia e tyre të frymëzojë çifte të tjera për t'u bërë pjesë e nismës ''Dhuro një pemë'':

EMISIONET