Një kopje e fotografive të Marilyn Monroe përpara se të bëhej e famshme kanë dalë në ankand.

Fotot janë zbuluar në koleksionin e një ish-roje sigurimi në Hollywood.

Imzhet tregojnë ikonën Marilyn duke pozuar pranë rojes Aviv Wardimon dhe besohet të jenë realizuar jashtë studios së 20th Century Fox në fund të viteve ’40.

Familja e Wardimon zbuloi fotografitë kohët e fundit dhe thanë se nuk ia kishin idenë se ai kishte shoqëri me Monroe.

Wardimon, i cili më vonë ndërroi emrin e tij në Blackman, emigroi në SHBA nga Izraeli përpara se të fillonte punë si roje sigurie.

Imazhet e tij pritet të shiten për 1000 dollarë secili në ankand.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

/Ora News.tv/