FOTO/Pogba bie pre e thirrjeve raciste, reagojnë Meguire dhe Rashford

Mund të jesh lojtar i rëndësishëm për klubin, mund të shënosh gola, mund të bësh gjithçka mirë e të derdhësh djersë e gjak për skuadrën por përsëri njerëzit do të gjykojnë për një gabim të vetëm që bën.

Kështu ka ndodhur edhe me Paul Pogba i cili ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Ai ka rënë pre e thirrjeve raciste dhe ofendimeve të ndryshme për një penallti të humbur gjatë ndeshjes së djeshme mes Wolverhampton dhe Manchester United.

Mjafton një gabim nga francezi që të “fshijë” të gjithë kontributin e tij me djajtë e kuq pasi shumë tifozë e kanë shënjestruar nëprmjet postimeve në Instagram dhe Twitter me ofendime të ndryshme. Ky është rasti i tretë i abuzimeve dhe diskrminimit racor në futboll brenda një periudhe të shkurtër.

Për rastin Pogba kanë reaguar dhe shokët e tij të ekipit Meguire dhe Rashford të cilët kërkojnë një reagim nga vetë Twitter dhe Instagram që të bllokohen postimet dhe personat që i kanë shpërndarë.

“E neveritshme. Rrjetet sociale duhet të bëjnë diçka për këtë... mjaft me këto abuzime duke krijuar profile për të tallur të tjerët” – deklaron Meguire


“United është një familje dhe Pogba është pjesë e saj. Nëse ofendoni atë keni ofenduar të gjithë ekipin” – reagon Rashford


Manchester United është duke punuar për të identifikuar kush është pas këtyre postimeve.

EMISIONET