Edhe sot në aksin Fushë Krujë-Thumanë shoferëve iu është dashur të qëndrojë për orë të tëra të bllokuar në trafik.

Bllokimi vijoi prej orës 11:00 dhe deri në orën 15:00, kur ndërhyri policia e cila ndihmoi të lehtësonte sado pak qarkullimin. Situata ka irrituar shumë drejtuesit e mjeteve, të cilët në zemërim e sipër shpërthenin në thirrjet: "Rama Ik!".

Kjo nuk është dita e parë që trafiku është i dendur në këtë aks. Drejtuesit e mjeteve që përshkojnë aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë po përballen prej më shumë se dy javësh me stresin e trafikut. Shkak për këtë situatë është bërë shembja e urës në Fushë-Krujë, e cila ka sjellë edhe ngërç në qarkullimin.

Për ndërtimin e kësaj ure, duhet të paktën edhe 90 ditë, çka ka  paralizuar qarkullimin në pikun e sezonit turistik.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINË













/Ora News.tv/