Sadije Agolli përkujton Dritëroin në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta

Përkujtohet sot 1 vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Për familjen ky ka qenë një viti i vështirë, ndërsa miqtë dhe dashamirësit i janë bashkuar homazheve në kujtim të tij. Bashkëshortja, Sadije Agolli, duket se nuk e pranon dot ndarjen, ndërsa studiuesit thotë se vepra dhe kontributi i tij në letërsi dhe politikë e bën atë të përjetshëm për të gjithë brezat. 

Shkrimtari Dritëro Agolli ka 1 vit që është ndarë nga jeta, por për familjarët dhe miqtë e ai është i përjetshme mes kujtimeve dhe letrave.

Sadije Agolli është e vetme pas 53 viteve jetë të ndara bashkë me Dritëroin...Sot. të njohur, e më pak të njohur i qëndruan pranë në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta.

Pavarësisht se sot flitet  vetëm për krijimtarinë dhe pasurinë e tij letrare, Sadije Agolli duket sikur nuk e pranon dot largimin e tij.

Sadije Agolli: Ai ka qenë gjithnjë afër gjatë gjithë këtyre kohëve sepse kam vuajtur nga pagjumësia kështu që ditë dhe natë ka qenë bashkë me mua. Falenderoj të gjithë njerëzit që e kanë dashur dhe e duan Dritëroin përsëri.

Homazhet kanë vijuar aty ku prehet kolosi i letrave shqipe, në varrezën e Tufinës.

Për studiuesin dhe mikun e familjes Agolli, Moikom Zeqo, varri do të kthehet ne një vend pelegrinazhi për ata që duan penën e Dritëroit.

Moikom Zeqo: Është një vend i cili nuk do të zihet nga askush, në të gjitha ceremonitë që mund të bëhen edhe për njerëz të tjerë, ky është vendi i Dritëroit. Ky vendi këtu që është dhe përmendorja dhe varri i tij që pushon Dritëroi, të jenë të bindur se do të jetë një vend pelegrinazhi.

Por Dritëro Agolli është njeri politik dhe njeri i letërsisë. Herë-herë alternoi pasionet dhe angazhimet në dy sistemet; para dhe pas viteve '90. Por, duket se në memorien e qytetareve dhe brezave të rinj, Agolli do të kujtohet kështu:

Namik Dokle: Pas 100 vjetësh në një gjimnaz, nëse do të ketë gjimnaze atëherë në Tiranë, mësuesja do t'ju bëjë pyetje nxnësve: Dini gjë kush ka qenë Nano, Berisha, Rama etj, nxënësit të gjithë do të heshtin. Më i zgjuari ndër ta do të japë këtë përgjigje: Mos janë ca politikanë që kanë jetuar në kohën e Dritëro Agollit?

Akademiku nga Kosova Rexhep Qosja, përmes kësaj letre dërguar familjes, shkuan se Dritëroi është krijues i një vepre të shumëllojshme, klasikë i letërsisë sot dhe vëllimet e tij janë maja më  lartë kuptimorë e artistike.

Një vit pas vdekjes, Agolli u vlerësua me certifikata mirënjohje dhe çmime  vlerësuese nga Kryegjyshata botërore e Bektashinjëve dhe Unioni i Gazetarëve për kontributin e dhënë në vite në publicistikë,  gazetarë në të përditshmen  "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.

 

EMISIONET